Sport

Ronaldo gjakoset pas përplasjes me portierin çek

Cristiano Ronaldo është gjakosur pas përplasjes me portierin Tomash Vaclik, gjatë ndeshjes së Ligës së Kombeve ndërmjet Republikës së Çekisë dhe Portugalisë.

Ylli portugez u hodh për ta kapur një top, por u qëllua nga portieri dhe u mbulua me gjak në minutën e 16-të.

Megjithatë, Ronaldo ia doli ta vazhdojë ndeshjen.

Portugalia është duke fituar ndaj çekëve 3:0, me golat e Diogo Dalot (33’, 52’), Bruno Fernandes (45+2’).