Sport

Bosnja dhe Hercegovina siguron kalimin në Ligën A

 

Përfaqësuesja e Bosnjë dhe Hercegovinës ka arritur sukses të madh të premten mbrëma. Bosnja ka siguruar kalimin në Ligën A të Ligës së Kombeve për edicionin e ardhshëm.

Pas fitores ndaj Malit të Zi, Bosnja udhëheq në grupin e tretë të Ligës B me 11 pikë nga pesë ndeshje. Mali i Zi është i dyti me shtatë pikë, ndërsa Finlanda renditet e treta me pesë pikë. Rumania është e fundit me katër pikë.