Ylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, është akuzuar nga Federata e Futbollit të Anglisë, pasi portugezi kohë më parë u pa teksa e goditë një tifoz në dorë.
Videoja u bë publike në rrjetet sociale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTelefoni i tifozit u përplas në tokë në momentin kur Ronaldo po e linte fushën në disfatën 1:0 nga Evertoni në muajin prill.
Kjo disfatë bëri që Unitedi t’i zbehte gjasat për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve, ndërsa sezonin e mbylli në vendin e gjashtë.
Ronaldo 37-vjeçar më vonë kërkoi falje në rrjetet sociale.
“Pretendohet se sjellja e sulmuesit pas vërshëllimës së fundit ishte e pahijshme dhe/apo e dhunshme”, ka shkruar Federata e Futbollit të Anglisë në komunikatën e lëshuar të premten.
Manchester Unitedi ka thënë se do ta mbështetë Ronaldon.