Sport

Leao me kërkesë shtesë për ta rinovuar kontratën

Sulmuesi Rafael Leao i ka kërkuar Milanit t’ia paguajë një pjesë të borxhit që ia ka Sportingut për ta rinovuar kontratën me klubin italian, ka raportuar të premten “Gazzetta dello Sport”.

Leao ka kontratë me Milanin deri në vitin 2024, ndërsa krerët e klubit ka kohë që kanë nisur negociatat për rinovimin e saj deri në vitin 2027. Ai po kërkon pagë vjetore prej shtatë milionë eurosh për të mbetur te Milani, por me kusht që ekipi italian t’ia paguajë një pjesë të parave që ia ka borxh Sportingut.

Portugezi është urdhëruar që t’i paguajë Sportingut 19 milionë euro për shkak se kishte shkëputur kontratën njëanshëm në vitin 2018.

23-vjeçari është pjesë e Milanit prej vitit 2019 dhe interesim për të tashmë kanë shfaqur Manchester City e Chelsea.