Kevin de Bruyne dhe Michy Batshuayi realizuan nga një gol e një asistim në fitoren ndaj Uellsit.
Belgjika të enjten mbrëma mposhti Uellsin në Bruksel me rezultatin 2:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIshte ndeshje që i takoi Grupit 4 të Ligës A të Ligës së Kombeve.
De Bruyne në minutën e 10-të i dha avantazhin belgëve me një gjuajtje të saktë, pas topit që mori nga Batshuayi.
Në minutën e 37-të, ishte Batshuayi ai i cili shtyu topin në rrjetë, me ndihmën e De Bruyneit që harkoi nga e djathta.
Golin e vetëm për Uellsin e shënoi Kieffer Moore në minutën e 50-të.
Belgjika është e dyta në grup me 10 pikë.
Prinë Holanda me tri pikë më shumë.
Polonia është e treta me katër pikë, ndërsa Uellsi në vendin e fundit ka një pikë.