Sport

Chelsea ofron 110 milionë euro për Bellinghamin

Jude Bellingham

Drejtuesit e Chelseat kanë bërë gati ofertën astronomike për ta siguruar mesfushorin Jude Bellingham për edicionin e ardhshëm. “The Sun” ka raportuar të hënën se Chelsea do t’i ofrojë 110 milionë euro për ta bindur Borussia Dortmundin në lirimin e Bellinghamit verën tjetër.

Chelsea me këtë ofertë po sfidon Liverpoolin dhe Manchester Unitedin, ekip që gjithashtu ka shfaqur interesim për 19-vjeçarin.

Bellingham edhe këtë edicion ka vazhduar shkëlqimin tek ekipi gjerman, me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2025. Ai ka shënuar tre gola në dhjetë ndeshje në të gjitha garat. Bellingham iu bashkua Dortmundit në vitin 2020 nga Birminghami për 25 milionë euro.