Sport

Futsall, Kosova sonte përballet me Holandën

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall (futboll të sallës) e luan sonte ndeshjen e parë në raundin kryesor (Main Round) të kualifikimeve për Botërorin 2024.

Nga ora 19:00, Kosova luan në udhëtim ndaj Holandës. Kosova është në grupin 11 ku bën pjesë edhe Ukrainë.

Ndeshja e dytë e Kosovës është ndaj Ukrainës, më 7 tetor. Në raundin preliminar, Kosova ishte e dyta në grup, pas Armenisë. La prapa Bullgarinë dhe Skocinë.