Sport

Lewa shkëlqen në fitoren e Barçës

Descriptive Text

Robert Lewandowski është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes në mes të Barcelonës dhe Elches. Ai shënoi dy gola në fitoren e Barçës. Barcelona mposhti të shtunën Elchen me shifrat, 3:0.

Lewandowski shënoi golin e parë në minutën e 34-t, ndërsa shtatë minuta më vonë, Memphis Depay dyfishoi epërsinë e Barcelonës.

Sulmuesi polak shënoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin për gjigantin spanjoll. Ai e shënoi golin në minutën e 48-të.

Në gjashtë ndeshje, Lewandowski në La Liga ka shënuar tetë gola. Tri gola i ka të realizuar edhe në dy ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Pas gjashtë ndeshjeve, Barça prin në tabelë me 16 pikë të tubuara. Rivali kryesor, Real Madridi, ka 15 pikë pas pesë ndeshjeve të zhvilluara.