Sport

Haalandi hyn në mesin e legjendave me golin ndaj Dortmundit

Erling Haaland

Erling Haaland e realizoi një prej gjuajtjeve më të mira, në pjesën e dytë të ndeshjes në Ligën e Kampionëve ndaj Dortmundit.

Gjuajtja e tij akrobatike përfundoi me gëzim për skuadrën e Manchester Cityt, pasi ishte goli i avantazhit për skuadrën e Premier Leagues angleze.

Gazeta spanjolle “Marca” ka bërë një listë të lojtarëve që kanë shënuar gola të ngjashëm, e që do të kujtohen gjatë.

Fernando Torres shënoi gol të bukur në edicionin 2003/04 në La Liga kundër Real Betisit, sa ishte pjesë e Atletico Madridit.

Zlatan Ibrahimoviqi kishte mposhtur portierin Joe Hart me Suedinë, në ndeshjen miqësore ndaj Anglisë në vitin 2012.

Goli i Johan Cruyffit do të mbahet mend gjatë dhe ishte i ngjashëm me atë të cilin e realizoi norvegjezi. Cruyffi kishte shënuar në La Liga kundër Atletico Madridit në sezonin 1973/74.

Ndërkohë, Marco Van Basten realizoi gol që i dhuroi Holandës titullin e kampionit evropian në vitin 1988 kundër Bashkimit Sovjetik.
E më 2 tetor të vitit 2004, Henry shënoi me thembër kundër Charltonit.