Sport

Muriqi i gatshëm për ndeshjen ndaj Almerias

Sulmuesi kosovar i Mallorcas, Vedat Muriqi, do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Almerias. Ndeshja në mes të Mallorcas dhe Almerias do të zhvillohet të shtunën dhe i takon xhiros së gjashtë të La Ligas spanjolle.

Muriqi u zëvendësua në minutën e 78-të në ndeshjen kundër Real Madridit për shkak të një lëndimi.

Por, ai do të jetë gati të shtunën. Sulmuesi i Kosovës shënoi golin e vetëm në humbjen 4:1 nga Real Madridit fundjavën e kaluar. Në pesë ndeshje, sulmuesi shtatlartë ka shënuar tri gola për klubin spanjoll.