Trajneri i Dortmundit, Edin Terziq ka vlerësuar se skuadra e tij ka merituar më shumë nga ndeshja me Manchester Cityn.
Dortmundi humbi 2:1, ndonëse ishte duke udhëhequr deri në fazë të vonshme të ndeshjes.
“Është hera e tretë që kemi prodhur ndeshje të madhe ndaj tyre dhe për herë të tretë kthehemi në shtëpi me duar të zbrazëta. Është e vështirë të pranohet pasi djemtë e kanë merituar të paktën një pikë sonte, sidomos pasi kemi udhëhequr deri pak minuta para fishkëllimës përfundimtare. Por e kemi parë se sa kualitet ka City në momente si ato”, ka thënë Terziq.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.