Sport

Pas përvojës në Eurobasket, Beqiragiq nis punën tek Ylli me synim për të tjerë trofe

 

Pas eliminimit me Bosnjë-Hercegovinën në fazën e grupeve të Eurobasketit, javën e shkuar, trajneri Adis Beqiragiq është kthyer në Suharekë për ta vazhduar punën te skuadra e Golden Eagle Yllit.

Beqiragiq të hënën ka nisur punën te kampioni në fuqi i Kosovës, pasi më herët nuk ka mundur për shkak të angazhimeve te Përfaqësuesja e Bosnjës, ku e kishte rolin e përzgjedhësit. Me Bosnjën, Beqiragiq përfundoi i pesti (i parafundit) në Grupin B të Eurobasketit, ndeshjet e të cilit u zhvilluan në Koeln të Gjermanisë. Në pesë ndeshje të luajtura, Beqiragiq udhëhoqi Bosnjën drejt dy fitoreve. Triumfoi ndaj Hungarisë (95:85) e Sllovenisë (97:93), ndërsa pësoi nga Gjermania (92:82), Franca (81:68) dhe Lituania (87:70) për të mos avancuar në fazën nokaut. Sidomos fitorja ndaj kampiones aktuale, Sllovenisë, u vlerësua lart. Por Bosnja në përgjithësi shfaqi ndeshje të mira në Eurobasket.