3 perditesime
22:59

Matip shënon në fund për fitoren e Liverpoolit

Goli i minutës së 89-të i shënuar me kokë nga Joel Matip, ia ka dhuruar fitoren skuadrës së Liverpoolit ndaj Ajaxit në “Anfield”. Liverpooli mposhti Ajaxin holandez të martën mbrëma 2:1, në ndeshjen e dytë të Grupit A.

Dy golat e parë të këtij ballafaqimi u shënuan në pjesën e parë. Mohamed Salah shënoi në minutën e 17-të pas asistimit të Diogo Jotas, kurse 10-të minuta më vonë, Mohammed Kudus, i barazoi shifrat. Fitoren Matipi ia siguroi vendësve në minutën e 89-të kur realizoi me kokë pas harkimit nga këndi. Në Grupin A prinë Napoli me tri pikë e një ndeshje më pak të zhvilluar.

Vendin e dytë e zë Liverpooli me tri pikë, aq sa ka edhe Ajaxi në vendin e tretë. I fundit pa pikë është Rangersi skocez.

https://dubz.co/v/zt490t

21:48

Liverpooli e Ajaxi shkojnë në pushim me barazim

Liverpooli dhe Ajaxi kanë shkuar në pushimin e pjesës së parë me barazim 1:1.

Të parët kaluan në epërsi vendasit me anë të Mohamed Salah (17’), para se Mohamed Kudus (27’) të barazonte rezultatin.

Liverpooli kishte raste të mira për ta kthyer avantazhin, por portieri veteran i ekipit holandez Remko Pasveer bëri pritje të jashtëzakonshme.

21:30

Barazon Ajaxi

Ajaxi e ka gjetur golin e barazimit ndaj Liverpoolit.

I riu Mohammed Kudus (27’) realizoi gol të bukur për rezultatin 1:1.

https://dubz.co/v/c8p005

21:21

Liverpooli në epërsi ndaj Ajaxit

Liverpooli ka kaluar në epërsi ndaj Ajaxit, në takimin që po zhvillohet në “Anfield”.

Mohamed Salah e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 17-të, pas asistimit të Diogo Jotas.

Liverpooli e kishte humbur ndeshjen e parë në grupe nga Napoli, ndërsa Ajaxi e kishte mposhtur Rangersin.

https://dubz.co/v/33vzfk