Sport

Prishtina e luan në Lipjan ndeshjen me Malishevën

 

Skuadra e Prishtinës ka bërë të ditur se ndeshjen e xhiros së shtatë kundër Malishevës, do ta luajë në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Në njoftimin e klubit të hënën, thuhet se Prishtina ka zgjedhur këtë stadium për ta luajtur ndeshjen pas dënimit që e mori pas duelit me Ballkanin, të cilin e zhvilloi në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.