Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhudo, Blin Kuka fiton medalje të bronztë në Ballkanik

Blin Kuka me Majlinda Kelmendin

Blin Kuka ka fituar medalje të bronztë në Kampionatin Ballkanik për kadetë (U18) që po mbahet në Turqi.

Kuka garoi në kategorinë deri 90 kilogramë, ndërsa e humbi duelin e parë. Megjithatë në repesazh rreshtoi tri fitore dhe siguroi të bronztën, ka njoftuar Federata e Xhudos së Kosovës, të dielën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkohë Rrezarta Alimi u rendit e pesta në kategorinë deri 63 kilogramë. Për Kosovën garuan edhe disa xhudistë tjerë që mbetën pa plasman.