Sport

Tenis, Swiatek kampione e “US Open”

Iga Swiatek
Foto: AP
 

Tenistja numër një në botë, Iga Swiatek, i ka vënë kapak stinorit të saj impresiv, duke e fituar turneun Grand Slam “US Open”.

Swiatek në finale të “US Open” e mposhti tunizianen Ons Jabeur me 2:0 në sete (6:2 dhe 7:6). Për polaken 21-vjeçare është Grand Slami i dytë i fituar këtë vit dhe i treti në përgjithësi.