Sport

Eurobasket, Donçiq udhëheq Slloveninë drejt çerekfinales

Luka Donçiq shkëlqeu në fitoren që Sllovenia e shënoi ndaj Belgjikës në “Eurobasket” të shtunën.

Sllovenia fitoi me rezultatin 88:72 dhe ka kaluar në çerekfinale të Evropianit të basketbollit. Tani do të luajë me fituesin e duelit mes Ukrainës dhe Polonisë.

Vendimtare në këtë fitore ishte periudha e katërt, ku sllovenët realizuan seri prej 19:1.

Kampionia në fuqi e Evropianit, Sllovenia, u udhëhoq nga Donçiq dhe ylli tjetër i ligës NBA, Goran Dragiq.

Donçiqi ishte më i miri me 35 pikë, pesë kërcime e pesë asistime.

Te Belgjika, më i dalluari ishte Manu Lecomte, që shënoi 16 pikë, katër kërcime e dy asistime.