Sulmuesi norvegjez Erling Haaland është lojtari i parë që ka shënuar 25 gola në 20 paraqitjet e para të Ligës së Kampionëve.
Haaland ka realizuar dy gola të martën mbrëma, në fitoren 4:0 ndaj Sevillas në ndeshjen e parë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Për Haalandin është ndeshja e parë në Ligën e Kampionëve me Cityn. Ai është transferuar te City nga Borussia Dortmundi. Në Champions pos me Dortmundin, luajti dhe shënoi gola edhe me RB Salzburgun.