Struga ka shënuar edhe fitoren e gjashtë në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut. Struga mposhti në derbi të dielën Akademija Pandevin me rezultat të thellë 3:0 në udhëtim.
Për Strugën ishte fitorja e gjashtë në po aq ndeshje të luajtura.
Është lidere me 18 pikë, ndërsa Shkëndija në vendin e dytë me 11 pikë. Shkëndija të dielën barazoi 1:1 me Makedonija GP, ndërsa Shkupi humbi nga Bregalnica me shifrat, 2:0.
Kampioni në fuqi Shkupi zë vendin e gjashtë me shtatë pikë.