Belgjika e ka nisur me fitore paraqitjen në Eurobasket.
Të enjten mbrëma, Belgjika fitoi 79:76 ndaj nikoqires, Gjeorgjisë. Ndeshja është luajtur në Tbilisi, ndërsa i ka takuar grupit A.
Fituesja është vendosur vetëm pas vazhdimisht prej pesë minutave, të cilin Belgjika e fitoi 9:6. Gjeorgjia është kthyer në çerekun e katërt dhe ka siguruar vazhdimin.
Jean-Marc Mwema dhe Jonathan Tabu ishin më të mirët te Belgjika. Të dy i realizuan nga 14 pikë.
Bindshëm më i miri te Gjeorgjia ishte Alexander Mamkelashvili me 18 pikë e 13 kërcime.
Belgjikën e drejton arbëreshi Dario Gjergja.