Sport

Sejdiu shkëlqen me tre gola në fitoren e Malmos 9:0

 

Sulmuesi nga Kosova, Patriot Sejdiu, ka shkëlqyer në fitoren e thellë të Malmos kundër Bralandës si mysafir me rezultatin 9:0. Ndeshja ishte e vlefshme për Kupën e Suedisë.

Sejdiu shënoi tre gola. Fillimisht kaloi Malmon në epërsi në minutën e dytë. Golin e dytë e shënoi në minutën e dhjetë, kurse hat-trickun e kompletoi në minutën e 70-të.