Sport

Te Dortmundi gati për përballjen me Haalandin

Kapiteni i Borussia Dortmundit, Marco Reus ka insistuar se është i gatshëm të përballet me ish-bashkëlojtarin e tij, norvegjezin Erling Haaland kur ekipi gjerman të luajë kundër Manchester Cityt në fazën e grupeve të Championsit.

City dhe Dortmundi, janë pjesë e Grupit G, të cilin e përbëjnë edhe Sevilla e Copenhageni. Haaland gjatë këtij afati kalimtar të verës u largua nga Dortmundi për t’u transferuar te City.

“Manchester City është natyrshëm një forcë për t'u llogaritur në Ligën e Kampionëve. Ne e presim me padurim po aq sa edhe ribashkimin me Erling Haalandin”, ka thënë Reus.