Sport

Gjasula ndëshkohet me të kuq në fitoren e Darmstadtit

Klaus Gjasula është ndëshkuar me karton të kuq në fitoren e skuadrës së tij Darmstadtit. Darmstadti të premten mbrëma fitoi me rezultatin 2:1 në xhiron e pestë të Bundesliga 2, ndërsa dy golat e fitores u shënuan brenda shtatë minutave të para të ndeshjes.

Gjasula mori kartonin e parë të verdhë pas gjysmë ore lojë, ndërsa u përjashtua nga loja në minutën e 58-të, pasi mori kartonin e dytë të verdhë. Skuadra e reprezentuesit të Shqipërisë kryeson pas pesë ndeshjeve të luajtura. Ka 12 pikë. Hamburgu ka nëntë pikë në vendin e katërt.