Sport

Ballkani “me këmbë në tokë” pas fitores ndaj Shkupit

Ballkani
 

Ballkani është 90 minuta larg për t’u bërë ekipi i parë nga Kosova që arrin në fazën e grupeve të një gare të UEFA-s. Në fakt Ballkani tashmë ka shkruar histori pasi po luan në plejofin e Ligës së Konferencës, që është niveli i tretë i garave evropiane për klube të futbollit.

Ndeshjen e parë të plejofit Ballkani e ka fituar duke bërë një hap drejt kualifikimit në fazën e grupeve. Kalimin në grupe kampioni i Kosovës mund ta konfirmojë të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku e pret kampionin e Maqedonisë së Veriut, Shkupin. Në duelin e parë, të luajtur të enjten mbrëma në Shkup, Ballkani triumfoi me shifrat 2:1.