Sulmuesi i krahut, braziliani Antony nuk do të largohet nga skuadra e Ajaxit këtë verë, kanë raportuar mediumet holandeze të enjten.
Bëhet e ditur se kërkesa e Ajaxit për ta lënë të lirë Antonyn është vlerësuar shumë e lartë nga ekipet e interesuara për shërbimet e tij, përfshirë Manchester Unitedin.
Për kartonin e 22-vjeçarit, Ajaxi po kërkon 80 milionë euro.
Duke pasur parasysh se asnjë ekip nuk e ka ofruar këtë shumë, te Ajaxi ka vendosur ta mbajnë Antonyn të paktën edhe për këtë sezon.
Ai ka kontratë me Ajaxin deri në vitin 2025 dhe është ndër lojtarët kryesor në ekip.
Këtë sezon, Antony ka dy gola e po aq asistime në tri paraqitje për ekipin holandez.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.