Sport

Ballkani kryen stërvitjen e fundit në Shkup

Skuadra e Ballkanit e ka kryer të mërkurën stërvitjen e fundit një ditë para ndeshjes kundër Shkupit.

Futbollistët e ekipit kampion të Kosovës janë stërvitur në fushën e stadiumit “Todor Proeski” në Shkup, aty ku do të luhet ndeshja.

“Skuadra jonë sot ka arritur në Maqedoni, për ndeshjen kundër FC Shkupit. Stërvitjen e fundit e zhvilluam pasditen e të sotmes në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja”, shkruan në njoftimin e vonshëm të Ballkanit në “Facebook”.

Ndeshja e parë ndeshjet Shkupit dhe Ballkanit zhvillohet te enjten prej orës 21:00 në kuadër të plejofit të Ligës së Konferencës.

Kurse me 25 gusht, luhet dueli i kthimit në Prishtinë, ku edhe do të përcaktohet ekipi që kalon në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.