Justin Kluiverti karrierën pritet ta vazhdojë në Premier League.
“Tottomercatoweb” shkruan të mërkurën se Roma do ta huazojë holandezin te skuadra e Fulhamit në Angli. Klubi anglez është i detyruar ta blejë lojtarin në fund të sezonit për 12 milionë euro, por detyrimi i blerjes do të varet edhe nga numri i paraqitjeve.
Negociatat kanë vazhduar me javë të tëra dhe tashmë gjithçka ka përfunduar. Megjithatë, për të kaluar Kluiverti te Fulhami në formë huazimi, ai së pari duhet ta vazhdojë kontratën me Romën deri në vitin 2024, pasi kontrata aktuale i skadon në fund të këtij sezoni.
Olympique Marseille, Galatasaray dhe Torino ishte skuadrat tjera që kishin shprehur interesim për Kluivertin.
Roma bleu Kluivertin për 17.25 milionë euro nga Ajax në vitin 2018. Ai ishte huazuar te RB Leipzigu në Gjermani dhe Nice në Francë.