Sport

Berardi vazhdon kontratën me Sassuolon deri në vitin 2027

Descriptive Text

Ikona e Sassuolos, Domenico Berardi, ka nënshkruar kontratë të re me klubin italian.

Berardi ka firmosur deri në verën e vitit 2027. Kontrata aktuale skadonte në vitin 2024.

Ishte raportuar se 28-vjeçari kishte oferta nga Juventusi, Interi, Milani, Fiorentina, Roma dhe Napoli. Por, asnjëra nga klubet nuk pagoi 40 milionë euro që kërkonte Sassuolo.

Berardi e kaloi gjithë karrierën në Sassuolo. Ai ka regjistruar 327 paraqitje, duke shënuar 121 gola si dhe ka asistuar 84 herë.

Ka edhe 24 ndeshje me Italinë dhe gjashtë gola të realizuar.