Roma e ka nisur me fitore edicionin në Serie A. Të dielën mbrëma, Roma fitoi 1:0 në udhëtim ndaj Salernitanas.
Golin e vetëm e shënoi mesfushori Bryan Cristante në minutën e 33-të.
Trajneri i Romës, Jose Mourinho, nuk ia ka dhënë rastin Marash Kumbullës, që ishte në stol.
Në stol te Salernitana qëndroi Frederic Veseli.