Sport

Batatina paralajmëron se Llapi nuk do të luajë bukur, por për të fituar

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka deklaruar pas ndeshjes se Llapi ia doli të marrë fitoren për të cilën kishte udhëtuar.

Batatina paralajmëroi të gjithë se Llapit këtë sezon mund të mos luajë bukur, por do të luajë vetëm për të fituar.

“Ndeshjet e para janë të vështira. Kemi bërë lëvizje të qëlluara, të cilat besoj se mund të jenë zëvendësues për lojtarët e larguar. Ndeshjet e para duhet të fitohen dhe jo të luhet bukur. Ndeshjet e para janë të vështira edhe në Evropë. Llapi erdhi për të shënuar një gol dhe për të marrë tri pikë gjë që e arritëm. Motivi ndaj Llapit është i madh pasi jemi ekip me dy trofe. Terreni nuk ishte në nivelin e duhur. Drenica bëri maksimumin. I përgëzoj djemtë për angazhimin. Fitorja është për “Legjendat”. Ne kemi synime të qarta të jemi sa më lartë në tabelë dhe pse jo të marrim atë që nuk e kemi arritur deri më tani”, deklaroi Batatina.

Llapi mposhti Drenicën si mysafire me rezultatin 1:0, në kuadër të xhiros së parë të Superligës së Kosovës në futboll.