Sport

Galatasaray konfirmon interesimin për Belottin

Andrea Belotti vazhdon të mbetet lojtar i lirë.

Për sulmuesin italian kanë shprehur interesim shumë klube. Njëra ndër to është edhe Galatasaray.

Interesimin e klubit turk për Belottin e ka konfirmuar trajneri i Galatasarayt, Okan Buruk.

“Belotti është një nga objektivat tona, por nuk është e lehtë sepse ai do të donte të qëndronte në Itali”, tha Buruk për mediumin turk “Fanatik”.

Interesim të madh për Belottin ka shfaqur edhe Roma.

Edhe dëshira e lojtarit është që të kalojë te klubi nga kryeqyteti i Italisë.

28-vjeçar u largua nga Torino muajin e shkruar pasi i skadoi kontrata, duke i dhënë fund periudhës shtatëvjeçare.

Belotti shënoi 113 gola në 251 ndeshje për Torinon.