Skuadra e KB Bashkimit ka kompletuar transferimet e huaja.
Të shtunën, prizrenasit e zyrtarizuan edhe transferimin e amerikanit C.J. Keyser, që luan në pozitën e fundorit dhe është 25-vjeçar.
Keyser është lojtari i pestë i huaj i skuadrës prizrenase.
“Me një potencial të jashtëzakonshëm, Keyser vjen në Prizren me statistika 14.3 pikë, 2.7 kërcime dhe 1.7 asistime për ndeshje. I urojmë mirëseardhje lojtarit tonë të ri në familjen ‘portokallezi’”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e KB Bashkimit.