Sport

Idrizi: Mëkat që lëshuam avantazhin e dy golave

Descriptive Text

Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi, ka deklaruar pas ndeshjes se është mëkat që lojtarët e tij lëshuan fitoren nga duart.

Trepça ’89 dhe Drita barazuan 2:2 të shtunën në ndeshjen e xhiros së parë të edicionit të ri të Superligës.

Mitrovicasit kishin epërsi prej dy golave.

“E kemi ditur se do të jetë ndeshje e vështirë. Ne kemi treguar se kemi kualitet dhe cilësi brenda ekipit. Është mëkat që prej avantazhit të dy golave, ndeshja të përfundojë 2:2. Në pranimin e golave ndikoi përqendrimi. Megjithatë, jam i lumtur për angazhimin që e patën futbollistët në fushë si dhe për vullnetin që treguan në duelin ndaj Dritës”, ka nënvizuar Idrizi.