Sport

Nico Gonzalez huazohet te Valencia

Descriptive Text

Nico Gonzalez e ka lënë Barcelonën dhe i është bashkuar Valencias në formë huazimi.

Lajmi është bërë i ditur të shtunën nga të dyja faqet zyrtare të klubeve spanjolle.

Të mërkurën, Nico mbërriti në Valencia dhe shpjegoi se ky transferim është bërë që ai të ketë më shumë minutazhë në fushën e lojës.

Mesfushori qendror 20-vjeçar e nënshkroi fillimisht kontratën e re me klubin “blaugrana” deri në vitin 2026. Klauzola e lirimit të tij është 1 miliard euro.

Kontrata e vjetër e tij skadonte në vitin 2024.