Trajneri i ri i Wolfsburgut, Niko Kovaç, do të rikthehet në “Allianz Arena” për të luajtur me ekipin e tij kundër Bayern Munichut dhe nuk pritet të ketë pritje të ngrohtë.
Takimi mes Bayern Munichut dhe Wolfsburgut e mbyll xhiron e dytë të Bundesligës dhe zhvillohet të dielën në orën 17:30.
Kovaçi ishte trajner i bavarezëve dhe e udhëhoqi ekipin drejt titullit të kampionit dhe e fitoi Kupën e Gjermanisë në edicionin 2018/19. Megjithatë, ai u shkarkua në mesin e atij edicioni, pasi ekipi i tij humbi me rezultatin 5:1 nga Eintracht Frankfurti.
Ai u zëvendësua nga Hansi Flicku që e fitoi më pas Bundesligën si dhe Ligën e Kampionëve në vitin 2020.
Tani trajneri i ri, Julian Nagelsmann po e vazhdon suksesin. Fitoi 6:1 në ndeshjen hapëse të Bundesligës kundër Frankfurtit dhe është në mesin e ekipeve më të mira në Evropë.
Wolfsburgu barazoi në ndeshjen e parë 2:2 ndaj Werder Bremenit të rikthyer në Bundesligë.
Kovaqi bëri punë të mirë për 18 muaj sa ishte pjesë e Monacos. Monaco ishte kandidat për të rënë nga liga, por Kovaqi arriti që të luftonte për titull në sezonin 2020/21. E humbi atë krejt në fund, por Paris Saint-Germainin e kishte mposhtur dy herë gjatë rrugës.
Suksese tani synon edhe me Wolfsburgun. Kovaqi ka thënë se skuadra e tij e ka shansin për ta befasuar Bayernin.
Sa u përket statistikave, Bayerni ka luajtur 25 herë me Wolfsburgun në shtëpi dhe e ka mposhtur 23 herë. Ka barazuar në dy raste të tjera.