Sport

Përvoja e veçantë e shahistëve në Olimpiadën në Indi

 

Ka pasur dyshime nëse shahistëve të Kosovës do t’u lejohet pjesëmarrja në Olimpiadën e 44-t të shahut që këtë javë përfundoi në Indi. Por Kosova mori pjesë, ndërsa shahistët në Indi kishin një nga përvojat më të veçanta deri më tani. Kështu tregon Nderim Saraçi, shahisti më i mirë në Kosovë. Ai ishte një nga pesë anëtarët e familjes Saraçi nga Mitrovica që ishin pjesë e përfaqësueses së Kosovës në Olimpiadën e Shahut të mbajtur në Chennai prej 28 korrikut deri më 9 gusht.

Olimpiada është ngjarja më e madhe e shahut dhe zhvillohet për ekipe përfaqësuese. Këtë vit morën pjesë 937 shahistë dhe 800 shahiste. Te shahistët fitoi Uzbekistani, ndërsa te shahistet fitoi Ukraina.