Dy gola të Avdijajt në fitoren e thellë të Zuerichut

Dy gola të Avdijajt në fitoren e thellë të Zuerichut
Në ndeshjen e tretë me Zuerichun, Donis Avdijaj ka shpërthyer me dy gola. Avdijaj të enjten mbrëma ishte vendimtar në fitoren 3:0 të Zuerichut ndaj Linfieldit të Irlandës së Veriut. Ishte ndeshja e kthimit e rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës.
Ndeshjen e parë në Belfast, kampioni i Zvicrës e kishte fituar 2:0. Kështu me rezultatin e përgjithshëm 5:0 avancon në raundin e plejofit. Avdijaj 25-vjeçar, startoi te Zuerichu. Për 1:0 shënoi në minutën e 11-të. Për 2:0 ish-reprezentuesi i Kosovës realizoi në minutën e 26-të. Ai pas pjesës së parë la vendin në fushë për Bledian Krasniqin. Te Zuerichu startuan Mirlind Kryeziu, Lindrit Kamberi e Fidan Aliti, që formuan vijën e mbrojtjes.
Kamberi u ndëshkua me karton të verdhë. Prej minutës së 74-t luajti edhe Blerim Xhemaili. Zuerichut po i ec mirë në Evropë, por në kampionat po ka telashe të mëdha. Në plejof ka kaluar edhe HJK Helsinki i Finlandës. HJK fitoi 1:0 ndaj Mariborit slloven, ndërsa ndeshjen e parë e kishte fituar 2:0. Të enjten, Përparim Hetemaj luajti prej minutës së 70-të për Helsinkin.
Shpërthen Avdijaj, dy gola për Zuerichun
Nuk i është dashur shumë kohë Donis Avdijajt që të shpërthejë te Zuerichu.
Në ndeshjen e tretë me kampionin zviceran, ish-reprezentuesi i Kosovës ka realizuar dy gola. Zuerichu po luan me Linfieldin e Irlandës së Veriut, në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Evropës.
Pas pjesës së parë po udhëheq 2:0. Të dy golat i ka shënuar Avdijaj. Ai shënoi për 1:0 në minutën e 11-të dhe për 2:0 në minutën e 25-të. Te Zuerichu kanë startuar edhe Fidan Aliti, Mirlind Kryeziu e Lindrit Kamberi, që përbëjnë vijën e mbrojtjes.
Golat e Avdijajt:
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Coutinho refuzon largimin nga Aston Villa

PSG-ja insiston për Silvan

Rodri drejt Barcelonës

Leipzigu kërkon 100 mln për Gvardiolin

Reali me ofertë për Barellan

Liverpooli pritet t’i ofrojë kontratë të re Firminos

Monza shmangu disfatën nga Sampdoria në minutën e 99-të

Fitore e rëndësishme e Balliut me Vallecanon

Klubet i ka lodhur zbrazja e palestrave, kërkojnë heqjen e masave nga FBK-ja

Kroatët shkruajnë për rritjen e Rrahmanit: U shit për dy milionë, tani vlen 25 milionë

Shiffrini nuk arrin ta përfundojë garën e parë në Botëror
