Manchester City ka arritur marrëveshje me Anderlechtin për ta transferuar Sergio Gomezin.
City do të paguajë rreth 15 milionë euro për mbrojtësin e krahut të majtë më të cilin do të nënshkruajë kontratë afatgjate, ka konfirmuar gazetari më i njohur për transferimet në futbollin ndërkombëtar Fabrizio Romano.
Bëhet e ditur se gjithçka ka përfunduar edhe sa u përket kushteve personale të lojtarit.
Bordi i Man Cityt së bashku me trajnerin Pep Guardiola do të vendosin për 21-vjeçarin.
Spanjolli ka gjasa të huazohet në La Liga te Girona.