Sport

89-shi prezanton mbrojtësin Hana

Descriptive Text

Skuadra e rikthyer në Superligën e Kosovës, Trepça ’89 të mërkurën ka prezantuar përforcimin e ri.

Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Guri Hana.

20-vjeçari me ekipin nga Mitrovica ka firmosur kontratë trevjeçare.

Hana sezonin e shkuar ishte pjesë e skuadrës së Ramiz Sadikut në Ligën e Parë, ndërsa ka luajtur edhe për Besën e Pejës në Superligë dhe 2 Korrikun e Prishtinës.