Skuadra e madhe franceze, Olympique Marseille ka zyrtarizuar angazhimin e sulmuesit Alexis Sanchez. Sanchez të hënën shkëputi kontratën me Interin dhe menjëherë ka vendosur për skuadrën e re.
Marrëveshja me Marseillen tashmë është arritur, ndërsa kontrata do të nënshkruhet pasi lojtari t’i kaloi testet mjekësore.
Sanchez i ka luajtur 148 ndeshje për Kilin dhe ka realizuar 48 gola. Ai ka karrierë shumë të madhe. 33-vjeçari, ndër të tjera ka luajtur për Barcelonën, Arsenalin, Manchester Unitedin e Interin. I ka plot 17 trofe në karrierë.