Sport

Berisha do të vendosë shumë shpejt për të ardhmen

Sulmuesi i Fenerbahçes, Mërgim Berisha, do të vendosë shumë shpejt për të ardhmen e tij. Në mediumet turke të martën është bërë e ditur se Berisha mund ta vazhdojë karrierën në Angli te Leeds United.

Leedsi i ka ofruar Fenerbahçes 2 milionë euro për transferimin e Berishës. Por, është vetë Berisha që ende nuk ka vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën.

Berisha të hënën mbrëma ishte vendimtar te Fenerbahçe. Ai shënoi gol në minutat e fundit në hapje të sezonit të ri të Superligës turke në barazimin 3:3.