Sport

Dukagjini zyrtarizon sulmuesin John

Otto John
 

Sulmuesi Otto John është përforcimi më i ri i skuadrës së Dukagjinit për sezonin 2022/23 në Superligën e Kosovës, që starton këtë vikend.

Ekipi nga Klina të martën e ka zyrtarizuar Johnin për edicionin e ri. John sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës së Prishtinës, ndërsa në Kosovë ka bërë karrierë edhe te Trepça ’89.