Sport

Juventusi insiston për Torresin

Skuadra e Juventusit nuk ka hequr dorë nga transferimi i mbrojtësit Pau Torres.

“Calciomercatoweb” raporton të martën se Juventusi po insiston ta bindë Villarrealin në lirimin e spanjollit këtë verë.

Për kartonin e tij, Villarreali po kërkon të paktën 50 milionë euro dhe marrëveshja mes klubeve mund të arrihet deri në fund të këtij muaji.

Torres te Juventusi po shihet si përforcim i duhur për mbrojtjen dhe partner ideal për brazilianin Gleison Bremer, pasi Leonardo Bonucci nuk ka bindur në ndeshjet përgatitore.

Torres është ndër mbrojtësit më të vlerësuar në La Liga dhe ka kontratë me ekipin spanjoll deri në vitin 2024. 25-vjeçari ka edhe 19 paraqitje për Spanjën.