Sport

Bashkimi angazhon Alihoxhiqin

Qendra Fahro Alihoxhiq është kthyer në basketbollin e Kosovës pas dy vjetësh. Alihoxhiq (208 cm), është prezantuar te skuadra e Bashkimit të hënën. Ai me ekipi nga Prizreni ka arritur marrëveshje për sezonin 2022/23, i cili nis në muajin e ardhshëm.

Alihoxhiq për dy sezone ka luajtur te Sigal Prishtina (2018-2020) duke e fituar titullin, kupën dhe Superkupën e Kosovës. Në sezonin e fundit, Alihoxhiq ka luajtur në kategorinë e dytë të Greqisë, te Charilaos dhe ka pasur një mesatare prej 13 pikëve e shtatë kërcimeve për ndeshje.

“Alihodzic i mirënjohur në basketbollin kosovarë vie ne Prizren pas një sezone të suksesshme në ligën greke ku luajti me një mesatare prej 13.7 pikë, 8.0 kërcime dhe 1.6 asiste për ndeshje”, thuhet në njoftimin e Bashkimit. Ai karrierë ka bërë edhe në Argjentinë, Belgjikë e Britani.