Sport

Batatina: Lajmet për bllokim të transferimeve janë shpifje

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka thënë se janë shpifje lajmet se klubi i tij e ka të ndaluar transferimin e lojtarëve.

Ai për “Sportin Total” në KTV ka thënë se lajmet janë shpifje e disa portaleve e klube dhe se klubet po i frikësohen Llapit.

“Kemi kërkuar sqarime. Kur ke borxhe e ke të bllokuar merkaton. Nuk e kemi të bllokuar. Thonë se çdo gjë është ok, kemi regjistruar lojtarë edhe më herët edhe tash. Kemi kërkuar të gjejmë nga erdhi ky informacion, pasi nuk është i vërtetë që është bllokuar merkato. Janë direkt shpifje të një portali për qëllime të caktuara të dikujt. Dikush ka nisur të frikësohet ende pa nisur kampionati”, ka thënë Batatina.

 


Batatina: Për financa Llapi është kampion, rrogat lojtarëve u dalin me 28-in

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka thënë se klubi i tij nuk ka probleme financiare.

Për Sportin Total në KTV, Batatina ka thënë se Llapi është kampion në këtë aspekt.

“Sa i përket anës financiare, Llapi është kampion. Lojtarëve u dalin rrogat me 28-in të çdo muaji. Du ditë para se të bëhet fundi i muajit. Llapi se ka problem çështjen financiare, ka projekt afatgjatë. Nuk është ngutur në hapa qe sa vite, ka qenë i kujdesshëm në transferime, në menaxhim. Mund të bëhesh kampion, por pastaj bjen në ligën e tretë. Llapi ka shikuar hap pas hapi. Llapi ka arritur të bëhet ndër klubet më të organizuara në Kosovë”, ka thënë Batatina.