Tottenhami me fitore të thellë

Tottenhami me fitore të thellë
Tottenhami e ka nisur mbarë sezonin e ri në Premier League. Skuadra nga Londra të shtunën e ka mposhtur Southamptonin me rezultat të thellë 4:1. James Ward-Prowse kaloi në epërsi Southaptonin në minutën e 12-të. Ky ishte edhe goli i vetëm për mysafirët.
Tottenhami barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 21-të me golin e Ryan Sessegnon. Në minutën e 31-të, Tottenhami kaloi në epërsi prej 2:1 me golin e Eric Dier.
Loja e mirë e vendasve vazhdojë edhe në pjesën e dytë, ku shënuan edhe dy gola të tjerë. Së pari, Mohammed Salisu shënoi autogol në minutën e 60-të, kurse pas tre minutash, Dejan Kulusevski realizoi golin e katërt e që ishte i fundit në këtë ndeshje. Te Tottenhami debutoi Ivan Perishiq i ardhur këtë verë nga Interi.
Në ndeshjet tjera të së shtunës Liverpooli barazoi 2:2 me Fulhamin, Bournemouthi e mposhti 2:0 Aston Villan, ndërsa Leeds Unitedi triumfoi 2:1 në shtëpi ndaj Wolverhamptonin.
Nottingham Foresti u mposht 2:0 në udhëtim nga Newcastle Untiedi në rikthim në Premier League.
Autogoli qesharak i Southamptonit në ndeshjen ndaj Tottenhamit
Futbollisti i Southamptonit., Mohammed Salisu, ka realizuar një autogol qesharak në ndeshjen e xhiros së parë të Premier Leagues kundër Tottenhamit.
Southamptoni është duke u mposhtur me rezultatin 4:1.
Salisu realizoi autogol në minutën e 61-të. Golat tjera për Tottenhamin i shënuan Ryan Sessegnon (21’), Eric Dier (31’) dhe Dejan Kulusevski (63’), ndërsa për Southamptonin, James Ward-Prowse (12’).
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Evertoni huazon Coadyn

Goli i Berishës shpëton Fenerbahçen nga disfata

Ardian Muja synon ta ndjekë rrugën e vëllait, Arbnorit

Sanchez shkëput kontratën me Interin, pranë kalimit te Marseille

Pas Torreiras, Galatasaray prezanton edhe Mertensin

Lazio bëhet me portier të ri

Te Klaksviku presin përkrahjen e tifozëve për ta kaluar Ballkanin

Elche me ofertë zyrtare për Bardhin

Alexander-Arnold, kampioni i Anglisë që jeton në shtëpinë e prindërve dhe ndihmon në punët e përditshme

Roma e pakënaqur me ofertën e Tottenhamit për Zaniolon

Brozoviq mund ta humbë fillimin e sezonit
