Sport

Wolvesi i ofron kushte të mira Belottit

Andrea Belotti është lojtar i lirë. Italianit i skadoi kontrata dhe do të largohet nga Torino pas shtatë vjetësh.

Për sulmuesin italian, ka shumë interesime. Roma është klubi që ka shfaqur dëshirën që ta ketë në ekip Belottin, por derisa ta zgjidhin çështjen e huazimit të Eldor Shomurodovit, romakët nuk mund ta transferojnë Belottin.

Edhe lojtari e dëshiron një kalim te klubi i kryeqytetit të Italisë. Por, raportimet thonë se Wolvesi i ka ofruar kushte shumë të mira Belottit.

Klubi italian i ka ofruar 28-vjeçarit kontratë tri-vjeçare dhe pagë prej 3.5 milionë euro në sezon, plus bonuset. Për Belottin është e interesuar edhe skuadra e Galatasarayt, por lojtari nuk preferon kalimin në Turqi.