Sport

Tottenhami pranon të paguajë 42 milionë funte për Zaniolon

Nico Zaniolo pritet të largohet nga Roma këtë verë. Për futbollistin italian kanë shfaqur interesim shumë klube evropiane.

Por, sipas mediave në Itali, Zaniolo do të transferohet te Tottenhami në Londër. Raportohet se Tottenhami ka pranuar kërkesën e Romës prej 42 milionë funtesh për Zaniolon dhe është i gatshëm ta paguajë shumën që ka kërkuar klubi italian.

23-vjeçari ishte transferuar te Roma nga Interi në vitin 2016.