Milot Rashica e ka ndihmuar Norwich Cityn që të marr një pikë në shtëpi ndaj Wiganit, duel që u mbyll 1:1.
Kjo ndeshje i takoi xhiros së dytë të Championshipit, kategorisë së dytë të futbollit anglez.
Futbollisti kosovar ka asistuar te goli i barazimit, të cilin e shënoi Maximillian James Aarons në minutën e 61-të.
Rashica pasoi bukur te Aarons, i cili u tregua i saktë nga afërsia.
Futbollisti nga Vushtrria ishte titulluar dhe u zëvendësua në minutën e 77-të.
James McClean shënoi golin për Wiganin në minutën e 29-të.
Për Rashicën ishte asistimi i parë këtë sezon në dy ndeshje sa i ka luajtur.
Norwichi ka një humbje dhe një barazim në dy ndeshje, kurse për Wiganin ishte barazimi i dytë.