Benjamin Sesko është i vendosur që të zgjasë qëndrimin e tij në Red Bull Salzburg, raporton “Sky Sports” të shtunën.
Dëshira e sulmuesit slloven është që të qëndrojë të paktën edhe një vit në mënyrë që të zhvillohet edhe më shumë si lojtar.
Për 21-vjeçarin interesim më të madh e ka shfaqur Manchester Unitedi, ndërkohë në garë janë edhe Chelsea e Real Madridi.
Reprezentuesi i Sllovenisë ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim në tri ndeshjet e parë në edicionin 2022/2023.